Si jetojmë > Udhetim

Instagrami na e tregon fije për pe ku ikën shqiptarët këtë vit

Nëse jeni përdorues të mediave sociale atëherë me siguri do ta keni vënë re se cili ka qenë destinacioni i preferuar i shqiptarëve këtë vit. Fotografitë dhe postimet e shumta na e kanë treguar. Bëhet fjalë për Budapestin, kryeqytetin e Hungarisë.

Por pse gjithë kjo dyndje e madhe për në Budapest?

Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri

Mesa duket ne nuk e kemi njohur aq sa duhet këtë qytet fantastik. Banjat termale, stili akitekturor i ndërtesave janë dy nga arsyet të cilat e kanë bërë Budapestin një destinacion për të mos u menduar dy herë.

Çfarë mund të bëjë një turist në Budapest?

Nëse jeni i apasionuar pas qyteteve të mëdha atëherë do të jeni në vendin e duhur. Një javë e tërë nuk do t’ju mjaftojë për të vizituar as atraksionet turistike më të rëndësishme që ky qytet ka. Muzeumet, kështjellat, kafenetë dhe së fundmi spa-të janë ato që e bëjnë këtë qytet sa çlodhës aq edhe argëtues.

Fakti që është i ndërtuar posaçërisht për turistët gjithashtu bën që të mos keni nevojë për një guider të domosdoshëm gjatë vizitës. Një grup miqsh do të ishte zgjedhja ideale për të shijuar pushimet.

Ushqimi le të themi se nuk është pika e tij më e fortë, por bizneset kanë menduar t’ju ofrojnë mundësi të panumërta zgjedhjesh mes kuzhinave të ndryshme. Ama do t’ju këshillonim të mos largoheshit pa provuar edhe produktet vendase.

Leonora Jakupi

Dhe së fundmi spa-të. Hungaria nuk ka dalje në det, dhe kjo është arsyeja bazike pse pishinat me ujëra termalë janë mënyra e vetme për t’u relaksuar gjatë verës dhe jo vetëm. Banjat termale të Budapesit janë ndër arsyet parësore se pse ky qytet njihet në të gjithë botën.

Pra nëse edhe këtë vit keni menduar për një paketë “ultra all inclusive” diku tjetër po ju këshillojmë ta mendoni edhe një herë, pasi të pushuarit nuk konsiston në të qëndruarit vetëm në ambientet e hotelit .

Artikuj të ngjashëm

.