Ndërsa të gjithë do të jenë sy e veshë tek triumfuesit e çmimeve Oscar 2018, historia ka treguar se edhe look-u, me të cilin zgjedhin të paraqiten aktoret, tërheq vëmendjen dhe ka rëndësinë e vetë. Janë disa detaje të vogla që e kthejnë një veshje nga të bukur në të paharrueshme. Për shembull askush nuk do ta mbante mend fustanin e verdhë të Michelle Williams, nëse nuk do i kishte lyer buzët me një të kuqe fantastike që i jepte akoma më shumë dritë veshjes.
Ose si fustani nga Jean Paul Galtier i Marion Cotillard-it mori një tjetër pamje nga valëzimet gjithë shkëlqim.
Gjithashtu ylli i “Fifty Shades Of Grey” kaloi në tapetin e kuq me një fustan të kuq me rrip vetëm në njërin sup, duke e kompletuar pamjen me nuancat e smokey eye dhe kapjen e thjeshtë të flokëve.
Ose Natalie Portman dhe Lupita Nyong’o që kombinuan me stil fustanin me dekolte të theksuar dhe rrethin tek flokët, i cili kishte detaje me shkëlqim.
Ja disa nga pamjet më fantastike, nga të cilat mund të frymëzohen pretendentet për Oscar në 4 mars, sepse për t’u mbajtur mend gjatë s'të duhet gjithmonë të rrëmbesh një çmim.
Burimi: Vogue