Të gjithë e dimë që pranvera është sezoni i këpucëve. Ngjyra, modele, dizajne të ndryshme që do ta bëjnë më të bukur stinën më të këndshme të vitit.
Këpucët tradicionale të pranverës kanë qenë të sheshtat e balerinave, por tani njerëzit po tërhiqen drejt trendeve të reja.
Trendi i nallaneve nisi verën e kaluar, por do të jetë më në modë se kurrë këtë sezon.
Nallanet e reja krijojnë një look elegant dhe modern, ndërsa ofrojnë rehatinë dhe mbështetjen e nallaneve tradicionale.
Mund të vishni ç’të doni, mbathni nallanet tuaja të preferuara dhe pushtoni botën!