Ne e kemi vërtetuar tashmë se e duam borën, se mezi presim ato pak ditë të vitit kur ajo bie (nëse bie) për të vënë shallin, kapuçin dhe të realizojmë fotot e blogereve. Po a është fytyra jonë po aq e lumtur sa ne për këto ditë të ftohta? Sgurisht që nuk është, sepse ka tendencën të thahet nga i ftohti edhe pse përpiqemi vazhdimisht ta mbajmë të hidratuar. Zgjidhjen e kërkojmë tek kremrat e ndryshëm, që në thelb nuk është zgjedhje e gabuar, por mund t’ia lehtësojmë punën vetes duke realizuar disa maska me produktet që i gjejmë rëndom në shtëpi.
Maskë me qumësht dhe bajame
Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe acide yndyrore esenciale, ndërsa qumështi shërben si hidratues i mirë. Bëni bashkë një lugë gjelle me pluhur bajamesh (thjesht shtypini) dhe 2 lugë gjelle me qumësht të papërpunuar. Maskën mbajeni për 10 minuta dhe përdorimi i saj do ta reduktojnë thatësinë dhe lëkura do të jetë më e butë.
Maskë me kos dhe qumësht me yndyrë
Miksoni 1 filxhan kos dhe 1 filxhan qumësht (të papërpunuar) dhe aplikojeni për 15-20 minuta. Kosi është i pasur me kalcium, vitaminë B6 dhe enzima të tjera të dobishme, ndërsa qumështi me yndyrë përmban acid laktik dhe ndihmon për të rikuperuar lëkurën e thatë gjatë dimrit.
Vazelinë
Vazelina njihet për vetitë e saj në kozmetikë, ndaj edhe në këtë rast mund ta përdorni. Thjesht aplikojeni duke e masazhuar në zonat problematike.
Maskë me të verdhën e vezës dhe vaj ulliri
Në një enë të posaçme hidhni 2 të verdha veze dhe 3-4 pika vaj ulliri. Gjithë maskën vendoseni në fytyrë për 20 minuta dhe më pas pastrojeni. Vaji i ullirit është i pasur me antioksidantë dhe vitamina E, ndërsa e verdha e vezës e ushqen lëkurën dhe ndihmon në trajtimin e thatësisë.
Vaji i kokosit
I pasur me acide yndyrore, vaji i kokosit parandalon humbjen e hidratimit dhe e bën lëkurën më të butë njëkohësisht.
Burimi: Stylecraze