Në mbrëmjen e datës 24 Shkurt, e shtrirë në spitalin Rajonal të Shkodrës, 37-vjecarja Evisa Preka ka mësuar të vërtetën e kobshme se tre fëmijët dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë më. Nëna ka shpërthyer në të qara e ngashërime dhe mjekët menjëherë i kanë injektuar qetësues të fortë për trurin, në mënyrë që ta mbajnë brenda parametrave normalë të jetesës.
Të dielën në darkë, 18 Shkurt, Evisa ishte duke udhëtuar me familjen e saj, kur makina u përplas dhe si pasojë humbën jetën i shoqi Edmond, 40 vjeç, vajza e madhe 10 vjeç, vajza e dytë 5 vjeç dhe djali 9 muajsh.
Evisa tashmë është jashtë rrezikut për jetën, por ka ende dëmtime në fytyrë dhe mjekët kanë vendosur ta mbajnë në spital derisa të binden që ajo është e aftë fizikisht dhe mendërisht të përballet me realitetin. Ndërkohë familijarët kanë hapur tashmë dyert dhe presin vizita për këtë tragjedi të tmerrshme që pothuajse shuajti një familje të tërë.