Pas shumë thashethemesh e aludimesh rreth ndarjes së Bora Zemanit me Vin Velit e në fund deklaratash nga ana e të dyve, gjithçka ka mbetur mes moderatores sportive dhe DJ-it është një marrëdhënie korrekte. “Kemi raporte korrekte.
Flasim për atë që na lidh, për djalin, që të mos i mungojë asgjë,” ka treguar Bora në Pop Culture. Por kaq. Nuk do dalin të pinë kafe çdo ditë, apo të flasin për flirtet dhe raportet e reja që do ndërtojnë, ‘do ishte pak e çuditshme’.
“Nuk të kthehet shok ishi, s’mund të dalim për të pirë kafe çdo ditë,” vijon Bora ndërsa këmbëngul se mes të dyve nuk do të ketë një rikthim. “Ne Bricjapët e kemi të vështirë të vendosim, por kur vendosim...”
Fotot megjithatë do të vazhdoni t’i shihni në Instagramin e saj, sepse nuk mund të fshish të shkuarën.