Për ata që ende nuk e kanë marrë vesh, Kylie Jenner është bërë nëna e një vajze të quajtur Stormi Webster. Ndonëse gjatë gjithë shtatzënisë humbi nga sytë këmbët, Kylie duket se nuk ka shpenzuar asnjë moment kot.
Gjatë gjithë kësaj kohe 21-vjeçarja ka qenë duke u marrë me perandorinë e saj të bukurisë dhe së fundmi na surprizoi të gjithëve.
E vogla e klanit Kardashian- Jenner sapo ka lançuar një linjë make up-esh, frymëzuar nga vogëlushja Stormi.
10 tone sysh në ngjyra të ndryshme, të quajtura ‘Calm Before the Storm’ dhe ‘Syri i stuhisë’.
Emri i Storm-it duket se gjendej kudo në produktet e reja që manjatja e make up-it publikoi.
Sigurisht, e para që do t’i provonte është vetë nëna e re dhe siç mund ta shihni, duket kështu...
Në videon e publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it, Kylie tregoi se përgjatë gjithë këtyre muajve ka punuar për koleksionin e ri, gjë e cila tregon se emrine vajzës e kishte vendosur që shumë kohë më parë.
Burimi: Cosmopolitan