Kylie Jenner publikoi një status në Twitter ku iu bashkua shqetësimit kryesor të pjesës më të madhe të botës dhe tha se nuk e përdor më Snapchat-in. “Pra a ka ndonjë tjetër që nuk e hap më Snapchat-in? Apo jam thjesht unë? Ugh kjo është kaq e dhimbshme.”
sooo does anyone else not open Snapchat anymore? Or is it just me... ugh this is so sad.
— Kylie Jenner (@KylieJenner) February 21, 2018
Kaq mjaftoi dhe në kohë rekord aksionet e platformës sociale u zhvlerësuan me 1.3 miliard dollarë. Shpërndarjet në Snap morën të tatëpjetën menjëherë pas ankesave të mamit të re para 24.5 milion ndjekësve të saj, pas ri-dizajnimit që ka mërzitur të gjithë përdoruesit.
Menjëherë pas ndryshimeve që janë bërë në Snapchat, 1 milion njerëz kanë firmosur një peticion që Snap-i t’i rikthehet strukturës së mëparshme. Megjithatë themeluesi Evan Spiegel është shprehur se duhet vetëm pak kohë sa përdoruesit të përshtaten me ndryshimet.
Pas një rënieje të ndjeshme, Snapchat-i po përballet me konkurrencë të fortë nga Instagrami dhe ankesa e Kylie Jenner, që ishte dhe një nga promovueset më të mëdha të Snap-it në fillimet e tij, vjen në një kohë kur investitorët janë të shqetësuar për të ardhmen e kësaj platforme.
Megjithatë 20-vjeçarja tentoi të zbusë kritikën me një status të dytë, ku shkruan se sërish e do Snapchat-in dhe iu referua si 'dashuria e saj e parë'.
still love you tho snap ... my first love
— Kylie Jenner (@KylieJenner) February 21, 2018
Burimi: BBC