Sapo u shfaq në tapetin e kuq të BRIT Aëards, Rita s’mund të mos tërhiqte vëmendje me pamjen prej princeshe, (përpos faktit që fustani i saj dhe i Dua-s ishin pothuajse një stil).
Krahas veshjes, duket se të gjithëve u kanë mbetur sytë tek kaçurrelat e kapura në mënyrë aq natyrale.
Stilistët e flokëve kanë pohuar prej kohësh se tapeti i kuq këtë vit do të ketë më shumë kaçurrela si të këngëtares. Në fakt, figura e parë që na erdhi ndërmend pas flokëve të Rita-s ishte ajo e Julia Roberts-it tek Pretty Woman, kaçurrelat e së cilës s’ka gjasa të harrohen.
Të kapura lehtë në pjesën mbrapa dhe ca kaçurrela që bien mbi sy, flokët e Rita-s na kthyen shumë pas në kohë.
Gjithsesi, këngëtarja me origjinë nga Shqipëria nuk është e para që rinisi trendin e kaçurrelave të tilla.
Jennifer Lopez u shfaq me këtë model flokësh në një nga eventet e Guess-it në fillim të shkurtit.
Një javë më pas, të njëjtën gjë bëri edhe modelja e njohur Ashley Graham.
Por sërish, ishin flokët e Rita-s, që na bënë të dashuroheshim me këtë model. Dhe nëse vajzat me kaçurrela duan shumë një kapje të tillë po nuk ja kanë dalë dot deri më tani, stilisti që u mor me flokët e këngëtares zbuloi hilet e kapjes.
“Pasi i thani me peshqir, përdorni pak balsam në to dhe më pas me një krëhër me dhëmbëza të gjera ndani kaçurrelat në të njëtën mënyrë nga mesi deri në skajet e saj. Pastaj, duke përdorur difuzorin ndajmë flokët në disa linja dhe punojmë nga pjesa e pasme e kokës në atë përpara. Kështu do të duken shumë më natyrale.”- tregoi ai.