Pa lënë pas qeset e grumbulluara, kutinë e mikrovalës së re apo shishet e qelqta të salcës që mamatë thonë se duhen dhe do t’i vënë në funksion një ditë, ne ju rendisim disa produkte të tjera për të cilat s’ka justifikime. Duhen hedhur!
Makeup i skaduar
Jeni zotuar shumë herë t’i merrni t’i flakni por se keni bërë ende. Për t’i përdorur nuk i përdorni, atëherë për çfarë i mbani dhe grumbulloni më kot? Seleksionojini dhe hidhni gjithçka që nuk bën më.
Furça e dhëmbëve
Kujtohuni pak kur e keni ndërruar për herë të fundit. Bëni një gjë të mirë sonte për veten tuaj duke e flakur që tani në kosh. Po po, që tani.
Mbetje në frigorifer
Në vend që të lini një limon të prerë të rrudhur aty, një domate të kalbur atje, ca qese ushqimesh apo lloj lloj ambalazhezh nisni që tani duke pastruar.
Sfungjeri i enëve
Është sfungjeri më i rëndësishëm që keni në shtëpi, ndaj tregohuni më të kujdesshme. Nëse është bërë për t’u hedhur hidheni!
Karikuesa
Keni bërë një mishmash kordonash saqë dhe kur doni të merrni karikuesin që ju nevojitet, mezi e shkulni nga rrjeta e merimangës që keni krijuar. Hidhni apo dhuroni çfarë nuk ju duhet dhe mbani vetëm një të tillë.
Çorape dhe të brendshme të konsumuara
E dini shumë mirë që nuk keni për t’i veshur më, ju janë bërë copë e çikë por nuk e merrni hapin e madh që t’i hidhni. Nuk do t’ju hyjnë në punë kurrë, na besoni.