Ne veshim atletet tona të preferuara Adidas ose Nike, pyesim veten se pse nuk ka një dyqan McDonald’s si në vendet fshqinje, dëgjojmë për orat Rolex kudo etj, por e keni pyetur ndonjëherë veten se ç’kuptim kanë emrat e këtyre markave të famshme? Ja, jemi ne këtu për t’ju zgjidhur dilemat.
- Përgjithësisht është krijuar ideja se Adidas do të thotë “All Day I Dream About Soccer” (Çdo ditë ëndërroj për futbollin), por e vërteta nuk është aspak kështu. Adolf Dassler ishte themeluesi gjerman, i cili vendosi të stilonte atlete sportive pasi u kthye nga Lufta e Parë Botërore. Emri Adidas vjen nga shkurtimi i emrit Adolf (Adi) bashkuar me pjesën e parë të mbiemrit Dassler (Das).
- Raymond Kroc shiste makineri për lëngjet e frutave kur u takua me vëllezërit Mac dhe Dick McDonald, të cilët kishin një restorant modest në Kaliforni. Aty shiteshin vetëm hamburgera, ndërsa vite më vonë ai bleu të drejtën e emrit Mc Donald’s.
- Krijuesi i Pepsit i vuri këtë emër pijes së njohur duke iu referuar fjalës dispepsi (probleme me tretjen, mostretje), sepse besonte se ajo e ndihmonte në tretjen e ushqimit.
- Hans Wilsdorf dëshironte një emër që mund të shqiptohej në çdo gjuhë të botës. Ai u përpoq të kombinonte shkronjat në shumë mënyra dhe gjatë një dite në Londër, diçka i pëshpëriu në vesh fjalën "Rolex".
- Emri i parë i Zara-s ishte Zorba, të cilën themeluesi Amancio Ortega e vendosi duke u frymëzuar nga filmi i vitit 1964 “Zorba the Greek”. Por rezultoi që ky emër ishte i ngatërruar, ndaj ai përfundoi duke e ndryshuar përfundimisht në Zara, një emër më i thjeshtë se i pari.
- Nike i referohet perëndisë greke të fitores, madhështisë.
- Amazon është quajtur kështu në bazë të lumit më të madh në botë. Madje, si fillim ka patur logo pikërisht imazhin e lumit.
Burimi: Insider