Një tenxhere me presion u ka nxitur dëshirën edhe më përtacëve për të nisur gatimin. Fama e tenxheres ka shkuar anembanë sa momentalisht, në Britani është e pamundur të blesh një të tillë. Janë shitur që të gjitha!
Që të mos keqkuptohemi nuk po flasim për një tenxhere të zakonshme presioni si kjo këtu, ku ju bezdisnin avujt dhe zhurma e saj e zierjes.
“The Instant Pot” është një teknologji e gjallë, nisur nga fakti që mund të marrë plot 20 komando. Në një farë mënyre është krijuar një komunitet i tërë që po e përdor.
Njerëzit betohen se kos që mund të bësh aty, nuk gjen dot asgjëkundi. Po kështu mund të gatuani puding, të shtypni butonin që ju mundëson një zverdhje të lehtë të qepës apo zarzavateve të tjera si dhe falë avujve të gatuani siç duhet ca mish brinje.
Në eBay kushton 750 paund, ndërkohë që 25000 komentet në Amazon e kanë renditur me 4.5 yje nga 5 yjet e mundshme.
Aq e sofistikuar është sa ju thjesht fusni përbërësit, shtypni opsionin e duhur dhe mund të shkoni të bëni dush, të shihni televizor për qejfin tuaj. Goxha përparim në gatim, apo jo?
Burimi: The Guardian