Iku periudha e konturit të lavdishëm, që hollon fytyrën dhe nxjerr në pah mollëzat.
Skulpturimi i fytyrës do të mbetet në të shkuarën dhe këtë sezon, do t’i bëjmë vend rouge-it, për një look më natyral dhe më të këndshëm.
“Skuqja e faqeve do të jetë fokusi i grimit tuaj, jo më një shtesë. Madje mund të jetë konturi i ri,” është shprehur artistja e makeup-it të MAC, Rebecca Butterworth.
Për të gjithë ju që jeni shqetësuar si të nxirrnit sa më mirë konturimin e fytyrës dhe njëtrajtësimin e grimit në fytyrë, skuqja e faqeve me një rozë të këndshme është një alternativë më e lehtë, më praktike dhe me një rezultat më të këndshëm.
Burimi: The Sun