10 vite më parë, s’ja merrte mendja askujt se trendi që do t’i kushtonim më shumë vëmendje do të ishte ai i vetullave. Pamë vetullën pemë, atë merimangë, vetullat pupla, atë të dragoit dhe menduam që në 2018-ën do heqim dorë nga këto modele që për hir të së vërtetës duken të tmerrshme.
Por duket se Instagram-i nuk ndalet dhe moda e re që qarkullon ditët e fundit është vetulla bisht-sirene.
Pak ditë më parë, guruja e bukurisë, Huda Kattan postoi një foto të sajën me vetullat, fundi i të cilave dukej tamam si një bisht peshku ose le të themi më mirë, bisht-sirene.'
Ndonëse duken si të prera në fund, blogerja e make up-it tregon se mund ta shmangim këtë pjesë thjesht duke i ndarë më kujdes.
Sado të guximshme, të çuditshme apo të pakuptimta mund të duken, rezultati është që Instagram-i i ka pëlqyer dhe njerëz të ndryshëm kanë nisur t’i bëjnë vetullat e tyre kështu.
Burimi: Cosmopolitan