Është afër mendsh që jo çdo vend është Spanja apo Franca për të cilat të gjithë kureshtarë t’i shohin. Ka vende që vizitohen më pak dhe jo domosdoshmërisht janë më pak interesantë se këta që përmendëm.
Marketingu i pakët, largësia gjeografike apo thjesht perceptimi që ekziston në mendjen e njerëzve për këto vende ka bërë që numri i turistëve të jetë shumë më i pakët në krahasim me të tjerat. Por cilat janë këto vende?
1. Moldavia
Moldavia priti rreth 121.000 vizitorë në 2016-ën, duke u renditur kështu në vendin e 3-të të vendeve më pak të vizituara në Europë. Ish-republika sovietike e ndodhur mes Rumanisë dhe Ukrainës ka kështjella mejetari dhe arkeologji shumë të pasur që datojnë që prej Paleolitit.
2. San Marino
Vetëm 60.000 turistë vizituan mikroshtetin e rrethuar nga vargmalet që ndodhet në territorin italian. Ndonëse ka shumë gjëra historike për të parë dhe mësuar, shumë njerëz ende nuk dinë për magjinë e këtij vendi.
3. Asia- Bangladesh
Ndonëse është një nga vendet me popullsinë më të dendur, Bangladeshi është një ndër vendet më pak të vizituara. Varfëria e vendit është një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar negativisht në turizëm.
4. Oqeania- Tuvalu
Ky është vendi më pak i vizituar në Tokë. Aty ndodhin shumë pak krime, nuk ka parti politike dhe shumë njerëz s’kishin dëgjuar kurrë për të derisa Duka dhe Dukesha e Cambridge-it e vizituan disa vite më parë.
5. Amerika Qendrore- Belize
Belize është një nga vendet më unike të Amerikës Qëndrore. Thuhet se dikur ky vend ka qenë territori i fiseve Maya.
6. Afrika- Sao Tome & Principe
Ky është vendi më pak i vizituar në gjithë Afrikën. Turistët janë pothuajse inekzistent në ishull, ndonëse pamja e tij është magjike. Është i pasur në kokos, delfina dhe balena.
7. Lindja e mesme- Kuvajti
Është një ndër vendet me më pak turistë nga gjithë lindja e mesme. Ndonëse në ditët e sotme situata është me e qetë, tensionet politike kanë qenë pengesa më e madhe për nurmin e ulët të turistëve.
Burimi: Telegraph