Nëse je rritur me filmat e Disney-t, mesiguri ke dëshiruar të paktën një herë të jesh kokë e këmbë si princeshat. Përveç fustaneve, përgjithësisht sytë shkojnë tek modelet e flokëve. Blogerja Maria Gomez krijon 3 modele frymëzuar nga Belle, Cinderella dhe princesha Jasmine.
Për të mirën tuaj, secili model kërkon shumë pak minuta, karfica, llak për flokët dhe ndonjë aksesor të personalizuar. Pra, nëse je vonë për shkollë ose ke takim me të dashurin, provo këto modele. Mund të mos jesh princeshë, mirëpo pse të mos dukesh si e tillë?
Burimi: Seventeen