Kur isha ende maturante doja, si të gjithë, që universitetin ta vazhdoja në një nga më të mirët në botë. Përveçse dija që e doja këtë gjë, nuk dija asgjë tjetër. As ku duhet të drejtohesha, as si funksiononte procedura, as kriteret, asgjë. Kjo mungesë informacioni më penalizoi dhe nuk realizova dot ç’desha. Lajmi i mirë është se studentë të tjerë në pozitën time të dikurshme s’kanë pse vuajnë të njëjtin fat.
Është e qartë që ekziston një boshllëk në treg; një boshllëk informacioni që lidh studentët me universitetet jashtë shtetit që janë të gatshëm t’i mirëpresin. Ngaqë të rinjtë shqiptarë janë kaq të etur për edukim cilësor, në Shqipëri erdhi StudyCare, një agjenci konsulence me më shumë se dhjetë vite eksperiencë botërore në këtë fushë. StudyCare shërben si ndërmjetës mes studentëve shqiptarë dhe shkollave më të mira në Europë e botë. Stafi ndihmon çdo student të interesuar në plotësimin e aplikimit, mbledhjen e dokumentave të nevojshëm, aplikimin për visa, procedurat e çdo gjë përmidis dhe e bën gjithçka falas. Pse falas? StudyCare ka kontrata me më shumë se treqind universitete në gjithë botën dhe këto kontrata nuk e lejojnë të paguhet nga të interesuarit, pasi konsiderohet korrupsion.
Studentët që aplikojnë përmes StudyCare bëhen subjekt i një sërë lehtësirash. Si fillim, marrin informacion të saktë mbi procedurat dhe afatet e aplikimeve. Nuk paguajnë kurrsesi tarifë aplikimi, mund të marrin përgjigje më herët se aplikantët e tjerë dhe mund të përfitojnë ulje në tarifat që kërkon universiteti pritës. Gjithashtu, automatikisht, çdo aplikim pranimi shoqërohet me një aplikim për bursë të pjesshme.
Nëse jeni të turbullt dhe nuk dini ku keni kokën, StudyCare mund t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo gjë. Duke nisur nga dega që doni të studioni, shtetin apo universitetin. Konsulentët sigurohen të sugjerojnë më të mirën e asaj që ka për të ofruar fusha. “Ne nuk shesim, ne konsulojmë,” më thotë themeluesi i zyrës në Tiranë i StudyCare. Kjo fjali është më e rëndësishme nga ç’duket.
Diçka që vlen pafundësisht për mua, dhe besoj dhe për studentët e prindërit që po lexojnë, është perceptimi i edukimit si investim dhe jo si blerje. Kur paguan për vitin shkollor, nuk po blen diçka, po siguron të ardhmen tënde. StudyCare e ka kuptuar më së miri këtë dhe është për t’u lëvduar. Ata e ndjekin studentin hap pas hapi, që nga aplikimi, deri tek organizmi i udhëtimit, mbërritja e nevoja të mëtejshme të studentit.
Qëllimi i StudyCare në Shqipëri është të arrijë sa më shumë student të interesuar e t’i ndihmojë në qëllimet tyre. Për të realizuar këtë, do të organizojnë një panair më 10 mars në ambientet e Plaza Tirana dhe inkurajojmë të gjithë, student e prindër, të regjistrohen duke klikuar këtu. Për të shmangur radhën në hyrje, sigurohuni të keni me vete kodin e konfirmimit, dërguar me email. Pjesëmarrësit, përveçse do të informohen për shërbimet që ofron StudyCare, mund të përfitojnë ulje deri në 4000 euro nga Universiteti i Amsterdamit dhe ulje ekskluzive nga dhjetëra universitete në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe 50% ulje nga një sërë gjimnazesh britanike. Që të aplikoni gjatë panairit mjafton të keni me vete pasaportën dhe listën e notave të përkthyer dhe noterizuar.
Do të ishte e tepërt t’ju bindja më tej se një edukim cilësor ka vlerë për tërë jetën. Ju e dini këtë. Tanimë dini dhe si të bëni zgjedhjen e duhur, me ndihmën e më të mirëve të fushës. Zyrat e StudyCare i gjeni në katin e tretë të Vesa Center, Rr. Abdyl Frashëri, Tiranë.