Të kesh një motër apo vëlla mund të të bëjë njeri shumë herë më të mirë. Ok, është krejtësisht normale që mes motrës dhe vëllait apo mes motrave të ketë gjatë gjithë jetës zënka, (që fillojnë që nga marrja e kukullave e deri tek ajo e vëmendjes), por të rritesh në praninë e një vëllai apo motre ka ndikim shumë të rëndësishëm në jetën e një fëmijë.
Studimet e reja të bëra në disa universitete të ndryshme të botës si ai i Torontos, zbuluan se fëmijët që kanë vëllezër dhe motra janë më të sjellshëm, më të ngrohtë dhe kanë tendencën të bëhen më empatikë, pra të kuptojnë të tjerët pa qenë nevoja që dikush të flasë.
Ndërsa tek fëmijët e vetëm është vënë re një mungesë e theksuar e këtyre karakteristikave.
Mbi të gjitha, nuk ka rëndësi nëse je fëmija i madh apo i vogël, influenca që do të keni në jetën e njëri-tjetrit ka po të njëjtën rëndësi.
Kështu që numërimi nuk ka asnjë lloj rëndësie, sa më shumë të keni aq më shumë njerëz të mirë i shtohen botës.
Burimi: The Independent