Në janar të 2016-s, Celine Dion humbi dashurinë e jetës kur bashkëshorti i saj, Rene Angelil u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai kishte qenë manaxheri i Dion që kur ajo ishte ende adoleshente dhe prej vitesh vuante nga kanceri i laringut.
Dy vite më vonë, këngëtarja foli për të në një intervistë me The Project.
“Për tre vite im shoq nk piu kurrë ujë e nuk hëngri bukë. Duhej të ushqehej përmes një tubi. E vetmja gjë që më mbante gjallë, ishte shpresa se ai do të jetonte në paqe. Doja që të ndihej i lehtë e pa shqetësime. Pësoi një atak kardiak. Ishte i shpejtë, nuk ndjeu asgjë. Mendoj se ajo e çliroi nga dhimbja,” thotë këngëtarja 49-vjeçare.
“Ai është i vetmi burrë që kam parë. I vetmi burrë që kam dashur. I vetmi që kam puthur,” shtoi Dion.
Sidoqoftë, historia e tyre pati pengesat e veta. Në intervistë, Dion zbuloi se nëna e saj nuk e aprovoi në fillim martesën me Aneglil: “Nuk ishte njeriu që donte për mua dhe nuk i vë faj. I thashë ‘mami unë e dua shumë.’”
Nuk është për t’u habitur që nëna e Dion s’e aprovonte lidhjen e tyre. Dyshja filloi të punonte bashkë kur këngëtarja ishte vetëm 12-vjeçe. Ata u lidhën bashkë kur Dion ishte 19 vjeçe, por sidoqoftë mbetej 26 vite më i madh se ajo.
Dashuria e gjen një mënyrë. Çifti gëzoi 22 vite martesë dhe tre fëmijë të bukur bashkë. Në këtë intervistë, Dion tha se bashkëshorti i saj i ndjerë jeton përmes syve të fëmijëve të tyre.