Shumica e njerëzve u shokuan kur mësuan se Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i dhanë fund martesës së tyre gati 3-vjeçare. Ndërsa për të tjerë, ky lajm nuk erdhi dhe aq surprizë duke qenë se kishin vënë re diçka në setin e fotove që aktorja kishte realizuar së fundmi.
Në fillim të këtij muaji Aniston dha një intervistë shumë të detajuar për revistën Architectural Digest, të realizuar në shtëpinë e saj që kushton rreth 15 milion paund.
Ajo foli gjatë për jetën e saj brenda asaj shtëpie, për bashkëshortin dhe ditët e lumtura që kalonin bashkë.
I gjithë përshkrimi i Jennifer-it, sigurisht që shoqërohej me pamje nga vila e saj.
“Shoh tim shoq, qentë e mi, shtëpinë tonë dhe mendoj se nuk ka asnjë vend tjetër në të cilin do të doja të isha.”- u shpreh ylli i filmave.
Ndërkohë që shumica nuk e vrau mendjen gjatë të mendonte, por thjesht po shijonte jetën perfekte të Jenn-it, vigjilentët kuptuan se diçka s’shkonte.
Sipas revistës Slate, shumica e VIP-ave bëjnë këto lloj intervistash dhe sete fotosh kur po mendojnë të shesin shtëpinë. Pra është një lloj strategjie për t’i bërë marketing të mirë ambjenteve që do të dalin më pas në shitje.
Në fakt, vetëm disa javë më vonë çifti bëri publik lajmin e divorcit. Në deklaratën publike ata u shprehën se vendimi i marrë në fund të vitit që kaloi është marrë me shumë dashuri dhe paqe.
Burimi: Mirror