Angelina Jolie është mjeshtre e tapetëve të kuq. Sa herë që aktorja zgjedh të shfaqet në një të tillë, ne shkruajmë një artikull, sepse e meriton.
Kësaj here, Jolie ishte e ftuar në ceremoninë e American Society of Cinematographers Awards dhe zgjodhi një fustan përrallor nga koleksioni i kësaj pranvere i Elie Saab.
Fustani njgyrë pudër rozë ishte i dekoruar me rruaza dhe motive puplash në tërsinë e tij. Madje, për të qenë akoma më fantastik, kishte një pelerinë të tyltë, të cilën Jolie e shfaqi për fotografët.
Jolie zgjodhi bizhuteri nga Neil Lane dhe këpucë nga Ralph & Russo.