Siç ta merr mendja një presidenti nuk mund t’i bësh një dhuratë çfarëdo. Në mos kushtoftë shumë para, të paktën duhet të jetë diçka e menduar mirë, diçka që s’i bëhet çdo ditë një njeriu të thjeshtë.
Në ditëlindjen e 59, Franklin D. Roosevelt- it iu dhurua një tortë 1. 5 metra e gjatë, e cila peshonte 136 kilogram.
Presidenti i Azerbajxhanit i dhuroi Bill Clinton- it një tapet, në qendër të së cilit gjendej një zemër me portretin e tij dhe të Hillary-t. Punuan plot 12 gra për ta përfunduar brenda 10 javëve dhe tapeti iu dorëzua presidentit më 1997- n.
John F. Kennedy- t iu dhurua një bërthamë pjeshke, ku ishte gdhendur portreti i tij dhe ku madje ishte gjetur pak vend për të lënë mbishkrimin: “Presidenti John F. Kennedy i Shteteve të Bashkuara”. Dhurata u bë nga ana e dikujt, të quajtur R. J. McErlean.
E pabesueshme është dhurata që një burrë pakistanez i bëri Nixon- it. Bëhej fjalë për dy portrete të tij (një në zyrë dhe një kur ishte djalë i ri) të bëra në kokrra orizi. Portretet ishin kaq të vockla sa për t’u parë nevojitej një xham zmadhues.
Presidentit George W. Bush iu bë një dhuratë nga ana e sheikut Khalifa dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe: një gjerdan gjigand plot diamante dhe perla.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Bush mori një tjetër dhuratë thuajse të këtyre përmasave: 137 kile mish qingji i gjallë nga Argjentina.
Kjo tingëllon çuditshëm por dhuratën nuk e refuzon as presidenti. Barack Obama- s iu dha nga ana e një ministri australian një paketë sigurimesh ndaj kafshimit të krokodilit, ku sipas saj do të mbuloheshin shpenzimet për anëtarët e familjes deri në 51000 dollarë në rast kafshimi.
Sapo gruaja e Richard Nixon- it, Patricia shprehu dashurinë e saj të madhe për pandat, 2 panda gjigande erdhën menjëherë nga Kina, një për të, një për Nixon- in. Dhe nëse jeni të interesuar, panda femër u quajt Ling- Ling, ndërsa mashkulli Hsing- hsing.
Lyndon B. Jonson mori një pallto Burburry nga kryeministri britanik. Pas takimit, Johnson u sigurua t’i thoshte që t’ia ndërronte pasi nuk ishte masa e tij.
Ndryshe nga gjithë të tjerët, dhurata për George Washington merr të tjera përmasa. Më 1880 kongresi i dhuroi një ditë kombëtare, në nder të tij: 22 shkurti, data e lindjes.
Burimi: Marie Claire