Trendet e make up-it së fundmi kanë qenë të çuditshme, të frikshme, por edhe të neveritshme në disa raste. Sepse si mund ta quash ndryshe vendosjen e një buburreci në vetull?
Instagrami është gjithnjë nismëtari i të tilla gjërave, por kësaj hereë na tregoi se me grimin mund të bëhet vërtetë art.
Kristen Jones, është një grimier i cili është bërë më shumë se i famshëm përmes figurave që krijon në sytë e njërëzve. Ai mund të grimojë figura të personazheve të njohur fiktivë dhe jo vetëm.
Ai kompozon pamje të ndryshme duke vënë në punë qerpikët, beben e syrit edhe vetullat. Më mirë i shihni nëpër këto foto.
“Për një karton më duhen 20 deri në 30 minuta e ndërsa për një personazh të vërtetë rreth një orë e gjysmë.”- është shprehur ai për Marie Claire.
Krijimet e tij mund t’i shohësh kudo në Instagram dhe njerëzit kërkojnë me çdo kusht t’i provojnë.