Nili Lotan pëlqen të dizenjojë rroba që i mungojnë garderobës së saj. Kur pamë koleksionin e Vjeshtë Ready-to-wear kuptuam që të njëjtat rroba i mungojnë dhe garderobës sonë.
Përshembull, Lotan i ndjente mungesën një palë pantallonave lëkure, me prerje të gjerë në fund. Prandaj, dizenjoi një palë dhe ja ku janë.
Edhe për pulovrat e gjata prej kashmiri stilistja pati të njëjtën shtytje. Po ashtu edhe për bluzën e metaltë e për fustanin e ngushtë pas trupit, ngjyrë safiri e prej kadifeje.
Janë veshje të njohura për syrin, por me ndryshime dhe riparime të vogla. Thuajse çdo kombinim shoqërohet me një pallto të gjatë e të lirshme. Modelja s’mund të dukej më cool se kaq.
Të gjitha xhaketat e modeluara nga Jamie Bochert, qofshin të eshura me pantallona kostumi, apo të gjera, ishin qendra e vëmendjes së koleksionit. Nuk duken të frymëzuara nga koleksionet e burrave dhe as si veshje pune. Duken fiks ashtu si duhet të duken.