Në Instagram nuk ka pore, skuqje, pika të zeza, puçra jo e jo. Çfarë termash janë këto njëherë? Në Instagram s’ka tjetër veç fytyrave perfekte. Shihuni në pasqyrë dhe ashtu siç Chrissy Teigen vuri në dukje, do të shihni diferencën e vërtetë mes realitetit dhe rrjeteve sociale. Dhe njerëzit e bënë këtë, e pranuan, pastaj publikuan foto në rrjete sociale.
“Nuk e di më si duket lëkura e vërtetë. Njerëzit e makeup-it në Instagram, ju lutem jepini fund me pastrimin e fytyrës. Njerëzit në rrjete sociale duhet ta dinë: Është Facetune, jeni të bukura, mos e krahasoni veten me njerëz ok?” ka shkruar bashkëshortja e John Legend në Twitter, për të marrë mbrapsht falënderime dhe mbështetje të ndjekësve që gati-gati e kthyen në një nismë.
Unedited. Just real skin. pic.twitter.com/Tonk5FE3eK
— Shirin (@queenshirinn) February 12, 2018
I woke up like this;) pic.twitter.com/vz0eohDtOi
— Faith M Oddo (@FaithTuohy) February 12, 2018
Njerëzit nisën të ndihen më mirë për problemet e tyre me lëkurën, për aknet, sepse është gjithçka kaq e natyrshme dhe s’duhet stigmatizuar në asnjë mënyrë.
Flaws and all pic.twitter.com/HWvv0rHYxg
— lilsummerain ????♥????????? (@chinadollpdx) February 12, 2018
my skin is terrible and filters are magic pic.twitter.com/PyE9BsWX2f
— Moira O’DUHrain (@superprincess_v) February 12, 2018
Dikush tjetër ka vlerësuar vendimin e Alicia Keys për të performuar pa makeup në koncertin e saj. “Kultura e makeup-it po bëhet kaq intensive. Pse duhet t’i lemë të gjitha paratë tek Sephora?”