Koleksioni i Vjeshtë Ready-to-Wear 2018 nga Marc Jacobs u shfaq në një ambient të errët, ku dritat e prozhektorëve shkëlqenin vetëm mbi pasarelë. Jacob solli një koleksion të tërë të frymëzuar nga haute couture e viteve ’80 me gjithë tiparet e kohës: shpatulla të mëdha, rripa fjongo, pantallona me kuadratë, jakë gjigande dhe diti t’i modernizojë në mënyrën e tij. Shpatullat janë aq të mëdha, sa s’mund t’ju nxërë dera.
Me copat e rënda e të trasha dhe me veshje tërësisht të kompletuara, këto krijime s’mund të ishin më ndryshe nga veshjet për të cilat njihet Jacobs, e me të cilat dominon tregun prej vitesh. Jacobs nuk ka luajtur kurrë nga ana tjetër e spektrit dhe kësaj here ia doli gjithë shije.
Veshjet mund të mos jenë seksi apo sensuale, por ky fakt u kompensua me pulovrat e thurura, pantallonat me bel të lartë e bluzat me pika, që do të tërheqin mjaftueshëm blerës sa do të tërhiqnin veshjet sensuale.