Danieli dhe Fotinia, çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Albania, ishin të ftuar në studion e Padite në Top Channel për të folur rreth dashurisë së tyre dhe më specifikisht Shën Valentinit. Nuk janë tipa dhuratash, kjo sepse siç thuhet gjithnjë, dashuria duhet të shprehet çdo ditë jo vetëm për Shën Valentin, por zbuluam e Danieli nuk është tamam tipi që shpreh dashurinë.
Fotinia tha se partneri i saj nuk është ai lloj bashkëshorti. “Unë jam romantike. Jam më e ndjeshme, ndërsa Danieli e ka ndjeshmërinë të thellë brenda vetes. E nxjerr në momente të caktuara...”
Megjithatë ai tregoi se ky fakt nuk e shqetësonte, pasi për të të rëndësishme ishin gjestet, jo dhuratat. Ajo nga Danieli kërkon vetëm të jetë i vëmendshëm: të mos harrosh ditëlindjet, angazhimet në çift apo familjare, të ruajnë raportet me njerëzit e afërt dhe Danieli nuk është shumë korrekt në këtë pjesë. Por po punojnë, besojmë. Gjysma e së keqes që dasmën e ideoi vëllai i madh.