Shëndeti > Dieta

S'ka nevojë të hiqni dorë nga çokollatat: Nepsit mund t'i shpëtojmë kollaj fare

S'do të hash, por dreqin, s'i mund t'i rezistosh?!

Për shumë nga ne, ushqimi është zgjidhja e gjithçkaje. Kur jemi të lodhur çokollata bën mrekulli. Një copë kek është gjithmonë kur nuk do ta teprosh. E ndërsa në raste mërzitjesh të niveleve të larta, pica nuk do të na braktiste kurrë.

Është pikërisht ajo ndjesia kur e dimë që nuk jemi të uritur, por nuk i rezistojmë dot nepsit për të ngrënë.

Gjithsesi, e vërteta është se nuk mund të vazhdohet me këtë stil të jetuari sepse nuk është aspak e shëndetshme. Sigurisht, ka raste në të cilat nuk i rezistojmë dot ndonjë ëmbëlsire apo një ushqimi tjetër, por kur diçka e tillë përsëritet, mund të jeni duke e vënë veten në rrezik.

Sipas dietologëve nuk do të zgjidhni gjë duket detyruar veten të mos hani apo t’i urreni ëmbëlsirat . Përkundrazi, në vend të kesaj duhet të shihni me admirim dhe t’i vëzhgoni gjatë ato.

Në momentin që bëjmë këtë, nuk do të ndihemi më si skllave e ushqimeve jo dhe aq të të shëndetshme. Kjo sepse ka një ndryshim të madh mes të qënit të uritur dhe nepsit emocional.

Nepsi për një ushqim të caktuar vjen papritur dhe shumicën e kohës shoqërohet me panik dhe urgjencë. 10 minuta pasi  të uleni do ta shihni që do t’ju kalojë, sepse kjo ndjesi është në trurin dhe jo në stomakun tuaj. Kur jeni vërtetë të uritur stomaku është i pari që do t’ua tregojë këtë.

Pra gjithë ideja për të shpëtuar veten nga ushqimet e pashëndetshme është të ndaloni për një moment, të merrni frymë dhe të pyesni veten si po ndiheni. Po, është kaq e thjeshtë sa thuhet. Nëse jeni i uritur, hani, por gjatë kohës që bëni këtë, duhet të jeni të përqëndruar aty. Jo thjesht të përtypeni dhe kaq. Proçesi i ngrënies është  me shumë rëndësi. Duhet ta shijoni dhe të jeni kurioz për çdo gjë që organizmi juaj merr.

Artikuj të ngjashëm

.