Metropolitan > Celebrity

Metallica kuq e zi: Grupi legjendar i rock-ut s'bën dot pa flamurin shqiptar!

Ç'shenjë është kjo?

Mes shqiptarëve dhe grupit më të famshëm të muzikës heavy-metal duket se ka një tërheqje të madhe, edhe pse Metallica nuk ka performuar kurrë në Shqipëri. Nëse kthehemi pas në kohë, një vit më parë grupi i famshëm pozoi me një flamur shqiptar gjatë turit në Britani. Fotoja u kërkua nga një fans shqiptar i Metallica-s, i cili e bëri virale foton në profilin e tij në rrjetet sociale.


Madje në koncertin në Londër, bateristi Lats Ulrich përshëndeti me flamurin tonë gjithë fansat shqiptarë të pranishëm në koncert.

Por jo vetëm kaq! Grupi legjendar i rock-ut po zhvillon një turne në disa qytete të Italisë.

Ditën e djeshme ata performuan në Bolonja dhe ndërsa përgatiten, flamuri shqiptar ndodhet i varur prapa.

Sigurisht që na bëri çudi se ç’kërkonte flamuri ynë kur gjithë turneu është në Itali, por ndoshta ndonjë prej stafit të organizatorëve është me origjinë shqiptare. Të jetë një shenjë se një ditë do të ketë dhe këtu një koncert të tillë, apo është e gjitha një flakë kashte?

Në vendet perëndimore koncerte të tilla zhvillohen prej më shumë se 50 vjetësh, ndërsa tek ne ka shumë pak kohë. Por le të shpresojmë se një ditë do të mund të sjellim në Shqipëri lavdinë e Metallica-ve.

Artikuj të ngjashëm

. .