Dashuri dhe seks > Ndarja

Do t'ju duket sikur po rilindni: 5 mënyra për të marrë veten pas ndarjes!

E dimë që ndjesia e një zemre të thyer është njësoj ose dhe më keq se ajo e fundit të botës dhe të duket sikur kurrë nuk do mund të dalësh nga ajo gjendje.

E vërteta është se gjithçka është e mundur dhe se kjo gjendje mund të ndryshojë sapo ju ta vendosni këtë. Ndonëse secili prej nesh e përjeton në mënyrën e tij, simptomat e përgjithshme janë të njëjta, ashtu siç janë edhe mënyrat për ta rimarrë veten pas një ndarjeje të dhimbshme.

1. Lidhja ka marrë fund, por është truri yt që nuk e pranon këtë.

Fillimi është gjithnjë i vështirë. Ti dëgjon gjithë kohës zërin e tij, lexon mesazhet e vjetra, sheh fotografitë dhe e gjen veten gati gati të izoluar brenda kësaj historie.

Dashuria në fakt është një lloj droge dhe ndarja është e ngjashme me vendimin për të hequr dorë prej saj.  Ekspertët tregojnë se kur jemi zemërthyer, truri reagon njësoj sikur të ishim të varur nga një lloj droge.

Zgjidhja: Të kuptojmë dhe të analizojmë me detaje pse gjërat përfunduan në ndarje. Të dëgjosh ish-in teksa të liston ankesat dhe argumenton pse kjo lidhje s’funksionoi është hapi i parë. Nëse ai/ajo po justifikohet me shprehjen klishe ‘nuk është faji yt, por i imi’, mos bëni gafë t’i kërkoni një tjetër mundësi.

2. Të vazhdosh ta ndjekësh gjithë kohës në rrjete sociale.

Shancet që ne të shohim diçka që nuk do të na pëlqejë tek profili i tij pas ndarjes, janë të mëdha. Xhelozia dhe mllefi thjesht sa do t’i përkeqësojnë gjërat.

Zgjidhja: Hiqe urgjent nga çdo rrjet social i mundshëm. Duket si veprim fëminor, por duhet të mendoni për veten. Gjithashtu mos lejoni që ai të mësojë gjithçka po ndodh  me ty. S’ka arsye!

3. Çdo gjë të bën për të qarë!

Edhe kur je duke pirë ujë, të kujtohet se këtë e bënte ai dhe nis pa kuptuar të qash. Por sa do të vazhdojë e gjithë kjo? Nuk mund të akumulosh kaq shumë stres brenda vetes për kaq shumë kohë.

Zgjidhja: Duhet t’i thoni vetes dhe të besoni se këto gjëra janë normale, përderisa ndodhin çdo ditë. Merrni një moment dhe kujtoni se çdo reagim i joni komandohet nga truri dhe trupi ynë dhe kurrsesi s’duhet të lejojmë që inati të na ndryshojë personalitetin.

4. I vini faj vetes gjatë gjithë kohës!

T’i vësh fajin vetes pas një ndarjeje thjesht sa do t’i përkeqësojë gjërat dhe do të zgjasë periudhën e rikuperimit. Ok, është normale të pyesësh veten se çfarë nuk shkoi dhe se cili ishte pjesa jote e gabimit, por shmangni mendimet negative për veten.

Zgjidhja: Po e themi përmes një shembulli. Nëse më shumë se 2 persona ju kanë thënë se jeni tërheqës dhe ju vazhdoni të dyshoni tek vërtetësia e komplimentit, faji është i juaji. Merrni kohën për të analizuar gjithë arsyet pse ju nuk e besoni dhe pranoni këtë. Vetëbesimi i ulët s’duhet të zgjasë për shumë kohë.

5. Ti vazhdon ende të besosh se ai ishte ‘i duhuri’.

Ndonjëherë i idealizojmë padashur njerëzit që kemi në krah. Por mos mendoni kurrsesi se gjithçka do të shkojë vaj dhe ai është ëngjëlli që u dërgua për ty. Zgjohuni!

Zgjidhja: Gjeni forcën dhe kujtoni si lidhja juaj po shkonte vërtetë! T’i kujtoni vetes se ish-i juaj nuk ishte dhe aq perfekt do t’ju bëjë të ndaloni së menduari se s’do të gjeni më dikur dikë si ai.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

. .