Beauty > Flokët

Njerëzit sapo zbuluan si i kap Kate flokët dhe u sulën të blejnë aksesorin 1 paund!

Si të realizosh modelin e flokëve të princeshës.

Çdo gjë që dukesha e Cambridge-it prek kthehet në ar. Xhaketat, fustanet, këpucët, xhinset, aksesorët, gjithçka që Kate shihet duke mbajtur apo duke parë, njerëzit duan ta kenë. Jo më kot pasi shihet në trupin e Kate, gjithçka shitet.

Kjo po ndodh edhe me aksesorin që dukesha përdor për të krijuar modelin e saj klasik të flokëve. Të mbledhura hijshëm në fund të kokës, Kate përdor një rrjetë flokësh që kushton vetëm 1.09 paund.

40% e rrjetave të flokëve që qarkullojnë në treg janë shitur brenda javës, pasi u panë në kokën e Kate.

Sot rrjetat e flokëve shihen zakonisht në kuzhinat e profesionistëve, por më parë ishin aksesor esencial për gratë që të dukeshin gjithnjë të kuruara. Dhe Kate dashje padashje ia rikujtoi gjithë botës këtë.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .