Metropolitan > Celebrity

Tyga ka humbur llogjikën: Do me çdo kusht të fusë Kylie-n në telashe për 14 shkurt!

Ç'i thotë mendja?

Në shkurtin ë 2017-ës, Tyga dhe Kylie ishin në qiellin e shtatë dhe ditën e të dashuruarëve e kaluan krah njëri-tjetrit, por brenda 1 viti kanë kaluar shumë gjëra.

Dy javë më parë, Kylie i prezantoi botës bebushen e saj, Stormi Webster, babai i të cilës është reperi Travis Stott, ose të paktën kështu thuhet deri më tani.

Themi këtë sepse së fundmi, Tyga i ka kërkuar Kylie-it të bëjë një test ADN-je sepse dyshon se vajza është e tij.

Ndonëse ky është një problem më vete për 20-vjeçaren, ish-i dashuri s’paska ndërmend ta lërë me aq. Thuhet se për 14 shkurt Tyga ka ndërmend t’i dërgojë një buqetë super të madhe me trëndafila të kuq për mamin dhe rozë për Stormi-n.

Nuk e dimë se ç’po i thotë mendja dhe çfarë nuk kupton reperi nga e gjithë kjo situatë, por Travis ka gjithë të drejtat e botës të mësojë ç’po ndodh rreth tij!

Artikuj të ngjashëm

.