Dashuri dhe seks > Dating

5 mënyra për ta bërë lidhjen tuaj në distancë të jetë më pak e shpifur

Sepse lidhjet në distancë mund të jenë shumë të shpifura.

Mungesa e bën dashurinë më të madhe. Dashuria nuk njeh distancë. Nëse keni qenë ndonjëherë në një lidhje në distancë, me siguri e dini se këto shprehje janë një idiotësi e madhe. Sepse dihet që lidhjet në distancë janë të tmerrshme, më të tmerrshmet! Mungesa fizike ta shpif dhe ndryshimet në orar mund ta bëjnë shkëmbimin e mesazheve një makth. Plus gradualisht duhet të përballeni me faktin se një nga ju duhet të zhvendoset nëse lidhja duhet të funksionojë.

Por nuk ështe edhe aq keq. Çiftet që ruajnë një lidhje në distancë tregojnë se ndihen më pranë emocionalisht me partnerin se çiftet që nuk u është dashur të përballen me distancën, sipas një studimi të kryer në 2013-n. Përsëritjani vetes këtë sa herë fytyra e tij ngrin në Skype.

Megjithatë, duke qenë se jua njohim sfidat mirë, na lejoni t’ju tregojmë disa gjëra që duhet të mbani parasysh për ta bërë lidhjen më pak torturë dhe më të këndshme për të dy.

1. Flisni rregullisht por jepini njëri-tjetrit hapsirë.

Flisni çdo ditë, por mos e ekzagjeroni. Ndonjë ditë do jeni të dy të zënë dhe është ok. Mos u bëni fanatikë të orarit që duhet të flisni në Skype, kujtohuni se keni edhe një jetë në qytetet tuaja.

2. Kushtojini rëndësi takimeve.

Bëni çdo vizitë një rast të veçantë. Nëse takoheni çdo javë, apo një herë në muaj, të paturit në kalendar një ditë që do të shkoni tek ai/ajo do t’ju japë një motiv që ta prisni me padurim, mbi të gjitha kur distanca bëhet mbytëse.

3. Ndani gjërat e vogla.

Ndani gjërat e vogla që ju ndodhin, kështu personi tjetër do të ndihet i përfshirë. Kjo është jeta në fund të fundit, gjërat e vogla. gjithçka që do ta ndanit po të ishit duke ngrënë darkë bashkë.

4. Vendosni pritshmëri dhe mos kini frikë të rivlerësoni situatën.

Është e rëndësishme që të kuptoni se mungesa është një komponent i rëndësishëm i lidhjes, jo thjesht një gjë e vogël. Lidhjet në distancë janë me zarar, por nëse përgatisni veten për këtë sfidë, do ndiheni më mirë. Rimendoni çfarë është që ju mban në atë qytet dhe çfarë ju mban në atë lidhje. Mos e torturoni veten nëse distanca ju bën shumë të palumtur.

5. Jini të hapur me ndjenjat.

Shprehni ndjenjat tuaja, thuajini sa i mungon, sa do donit që të ishte aty pranë, të hanit drekë bashkë. Jini të fortë, është e vështirë, por mund t’ia dilni.

Burimi: Women’s Health

Artikuj të ngjashëm

. .