Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Shqiptarët po ikin gjithnjë e më shumë: Pasojat e këtij fenomeni, të frikshme!

Situata bëhet gjithnjë e më shumë alarmante

Vetëm në 7 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar rreth 330 mijë persona. Kjo u bë e ditur nga një grafik i INSTAT-it, që tregon se ende 28 vjet pasi emigrimeve të para, njerëzit vazhdojnë të largohen nga vendi dhe shumë pak kthehen sërish.

Kjo rritje ka filluar në nivele shqetësuese që prej vitit 2011-të, ku numri i shqiptarëve që u larguan nga vendi arriti deri në 52 mijë. Ndonëse vitet që pasuan diçka e tillë u reduktua, vala e re e emigracionit filloi sërish në 2017-ën.

Siç duket dhe nga shifrat, njerëzit janë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për tu larguar nga vendi dhe po kthehen përherë e më pak.

Emigracioni, bashkë me rënien e lindshmërisë janë 2 nga arsyet thelbësore që po çojnë në tkurrjen e popullsisë. Përpos kësaj, një tjetër problem shqetësues janë pasojat sociale në vend. Sipas Monitor, vetëm në 3-vjeçarin e fundit janë larguar rreth 600 mjekë, duke lënë spitalet e disa prej qyteteve pa staf mjekësorë.

Dëshira e të rinjve që kërkojnë të largohen nga vendi na përball gjithashtu me probleme në vendin e punës pasi produktiviteti është gjithnjë e më i ulët.

Artikuj të ngjashëm

.