Epo, ju duhet më shumë se thjesht një këngë romantike për ta ndezur situatën; keni nevojë për ‘karburant’. Ushqimi është prej kohësh një ndër faktorët kryesorë për të rritur dëshirën seksuale. Nuk keni nevojë për ndonjë ushqim ekzotik nga vendet e largëta, pasi këto ushqime të zakonshme do t’ju përmirësojnë performancën duke rritur qarkullimin e gjakut.
Çokollata e zezë - rrit nivelin e serotoninës dhe dopaminës në tru, duke rritur humorin dhe ulur nivelin e stresit.
Bananet - janë të pasura me kalium që ndihmojnë për të luftuar natriumin e tepërt. Ushqimet e kripura zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut drejt organeve gjenitale dhe kështu do ta keni më të vështirë për të arritur orgazmën.
Patatet - nxisin qarkullimin e gjakut dhe do t’ju ndihmojnë të dukeni më të nxehtë në shtrat. Gjithashtu ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm.
Vera e kuqe - nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të nxitur epshin dhe për të larguar shqetësimet e ditës, mbushini vetes një gotë verë.