Pranvera do të lulëzojë dhe po kështu edhe rrënjët tuaja të qimeve. Sipas një raporti të fundit të British Journal of Dermatology, flokët kanë kulmin e rritjes së tyre këtë sezon, prandaj përfitoni.
Për të promovuar rritjen e flokëve më të trashë dhe më të shëndetshëm, përpiquni të hani më shumë proteina, zink dhe hekur, pasi të gjitha ndikojnë në rritjen e flokëve.
Hani një sallatë me spinaq, salmon dhe me pulë dy herë në javë, këshillon nutricisti njujorkez Keri Gans dhe do të shihni një goxha ndryshim deri në verë. Gjithçka për flokë më të bukur, apo jo?
Burimi: Women’s Health