Ka shumë mënyra për ta mbajtur tavolinën e punës të rregullt, sepse në të kundërt, rrëmuja jo vetëm që pret të rregullohet, por edhe ju pengon.
Mënyra më e mirë është eksperimentimi me ngjyrat. Për shembull kutitë që përdoren për mbajtjen e lapsave mund t’i ngjyrosni me bojra uji ose produkte të ngjashme.
Por mund t’i krijoni edhe vetë gjithashtu.
I kemi gjithmonë disa kapëse fletësh dhe kur duhen nuk i gjejmë kurrë. Ndaj mund t’i vendosni tek magnetët për një vend më të organizuar. Do të duken bukur dhe do i gjeni me lehtësi.
Mbani një bllok të tillë shënimesh dhe shkruani vazhdimisht detyrimet ditore ose javore. Shtoni xhepa dhe fletë shtesë për një planifikim sipas nevojave tuaja.
Vendosni edhe detaje zbavitëse në tavolinë (aksesorët e personalizuar do ishin zgjedhja perfekte).
Krijoni një mini-tavolinë me kartona që gjenden rëndom në shtëpi. Pritini në formë të njëjtë për të krijuar ‘xhepat’ dhe me anë të një ngjitësi të fortë bashkoni gjithë pjesët.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.