Nëse ndiheni nervoze dhe gjithë ankth, ngjyrën e kuqe bën mirë ta mbani larg. Rrit tensionin, nxeh gjakrat, tërbon vetë demin! Mundohuni të zgjidhni një veshje ku dominon bluja, si një ngjyrë përgjithësisht qetësuese dhe që jep siguri.
Por nëse e keni ndare mendjen medoemos që do të vishnin diçka të kuqe sot, të paktën qëndroni te roza. Është një nuancë më e butë që do t’ju përkëdhelë dhe trajtojë më me delikatesë.
Ama për çdo herë që jeni të mërzitura dhe pa motiv, e kuqja është kura e duhur! Do t’ju stimulojë, do t’ju japë energji dhe do t’ju ndryshojë humorin!
Kur jeni në kulmin e nervave bëni mirë të mos dilni nga shtëpi me një pallto apo fustan të kuq. Zgjidhni një ngjyrë më neutrale, që s’do t’ju shkaktojë zemërim. E gjelbërta është një zgjedhje e mençur.
Dhe nëse ndiheni të rraskapitur pa e nisur ditën ende, hidhni shpatullave një shall portokalli. Kjo ngjyrë ka një efekt pozitiv të pashpjegueshëm dhe fal doza të shumta energjie.
Kur jeni thjesht shkurt pastër të stresuar, grija është propozimi ynë. Humorin zor se ka ngjyrë që t’jua ngrejë por të paktën kjo është një mënyrë për t’i thënë gjithkujt: “më lër rehat!”
Burimi: Who What Wear