Apple nxorri në treg goxha celularë dhe kompjuterë të rinj përgjatë 2017-s, duke i siguruar plot 322 milion shitje. Suksesi i vitit të shkuar është i shkuar dhe Apple ka filluar të punojë për produktet që do të lançojë këtë vit.
1. Tre iPhone të rinj
Versionet e reja do ta humbasin tërësisht butonin kryesor dhe do të jenë pasardhës të iPhone X. Do të kenë Face ID dhe mund të kushtojnë nga $649 - $749
2. iPad i përballueshëm
Do të jetë më i vogël dhe më i ngadaltë se i famshmi iPad Pro, por do të kushtojë goxha më pak. $259 për të qenë të saktë. Versioni i ri i iPad mund të dalë në treg gjysmën e parë të 2018-s.
3. Dizenjo e re e Apple Watch
Që kur doli në treg për herë të parë, Apple është fokusuar në përmirësimin e brendshëm të Apple Watch. Këtë vit ka ndërmend ta ridizenjojë tërësisht e të shtojë një monitor zemre dhe një sensor glukoze. Mund të laçohet në shtator.
4. Një karikues wireless për gjithë pajisjet tuaja
Quhet AirPower dhe celulari, ora dhe kufjet mund të karikohen pa pasur nevojë të lidhen gjëkundi. Nuk ka ende çmim apo datë publikimi.
5. Një software i ri për iPhone dhe iPad
Do të quhet iOS 12. Cilësimet mund të publikohen në qershor, ndërsa programi i testimit mund të nisë gjatë verës. Më pas, në shtator, bashkë me iPhone-in e ri, del në treg dhe software.
Burimi: Business Insider