Një vit i ri vjen me ide, dëshira dhe sjellje të reja. Dhe ku ka më mirë se të ndihesh vërtetë “new you” sesa të bësh një spastrim të mirë garderobës. Sepse është e vërtetë, ajo po lutet që ti ta bësh këtë dhe ajo të marr frymë sërish.
Për t’jua bërë më të lëhtë këtë proçes, po ju orientojmë duke ju kujtuar 10 gjëra që duhen urgjentisht të zhduken nga dollapi.
1. Gjysmën e bluzave me viza!
E dimë që përgjithësisht të gjithë kemi diçka të pashpjegueshme me vizat, por ndoshta ka ardhur koha të dilni para pasqyrës dhe të kuptoni që koha e ngjyrave shkoi.
2. Çdo gjë që s’të bën më!
Është e dhimbshme, e kuptojmë por kjo duhet të marrë fund! Duhet të ktheheni me këmbë në tokë dhe t’i pranoni vetes se nuk keni më të njëjtën masë që kishit në 2012-in. Dhe justfikimi se kur të dobësohesh do t’i veshësh sërish, nuk vlen. Me shumë gjasa ato pantallona nuk do të të pëlqejnë më.
3. Veshjet që nuk i ke përdorur kurrë.
Të gjithë kemi në dollap gjëra për të cilat jemi penduar menjëherë pasi i kemi bërë tonat. Nuk e dimë si ndodhi që i blemë, por s’i kemi veshur dhe s’do t’i veshim kurrë. Pse ta rëndojmë dollapin kur mund t’ja dhurojmë dikujt?
4. Çdo gjë që nuk të gëzon kur e sheh!
Ndonëse kjo ka rrezikshmëri të lartë, duhet bërë.
5. Këpucët që të vrasin!
Ky është problem serioz dhe duhet të bëni diçka. Ato taka do të të vrasin gjithmonë dhe nuk ja vlen të sakrifikoni këmbët tuaja kaq shumë!
6. Të brendshmet e vjetra
Është e thjeshtë të kursesh kur vjen puna tek të brendshmet, por kujtoni që janë diçka të cilat i vishni çdo ditë dhe duhet patjetër një ndryshim. Në shtëpi me të vjetrat, jashtë me të rejat!
7. Çorapet e tmerrshme!
E dimë që thjesht s’jeni bërë mbarë dhe se betoheni që do t’i hidhni kur shihni gishtin e lirë përtej çorapes së grisur, por... Kjo duhet të marrë fund. Planifikoni një ditë dhe hidhni çdo palë që duket kështu.
Burimi: Cosmopolitan