Në intervistën e dhënë së fundmi për Elle, Angelina ka rrëfyer se po përpiqet me çdo kusht t’i mësojë fëmijëve të saj rëndësinë që ka të luftosh për atë që do.
Gjatë bisedës së saj me ish-sekretarin e shtetit John Kerry, aktorja ka folur për abuzimet seksuale, të drejtat e grave dhe këshillat që i jep vazhdimisht vajzave të saj, Vivienne, Shiloh dhe Zahara.
“I them gjithnjë vajzave të mia. Ajo që ju dallon është çfarë bëni për të tjerët. Çdokush mund të grimohet apo të veshë një fustan seksi. Ajo që të përcakton si njeri është mendja jote. Zbuloni se kush jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë doni të luftoni. Luftoni gjithashtu për të tjerët dhe të drejtat e tyre. Nëse i shërben të tjerëve, ia vlen të jetosh!”- është shprehur Jolie.
Duket se vajzat që tani kanë nisur të vënë në zbatim këshillat e nënës së tyre. Pak ditë më parë, ato shoqëruan yllin e Hollyëood-it në një kamp refugjatësh në Jordani, ku luajtën dhe u kujdesën për bashkëmoshatarët e tyre me orë të tëra.