Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Qeveria vendos super rregullin: Dreka e punonjësve të paguhet nga shefat!

Byreqet dhe dhalla, kujtim i largët!

Punëdhënësit duhet t’i sigurojnë ushqimin punëmarrësit! Ky është rregulli i fundit që qeveria shqiptare ka miratuar në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas rregullit të ri, punëdhënësit të cilët për arsye të kushteve apo organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë një lokal për ngrënie, me kushte higjenike të pranueshme (sipas lejes së punës, dhënë nga Inspektori Shtetëror i Punës), duhet t’ shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ambientet e punës.

Pas këtij vendimi duket se asnjë nga punonjësit nuk do të jetë i detyruar të shpenzojë para për ushqim.

Thuhet se pagesa për një vakt do të variojë nga 300 në 500 lekë kur punonjësi rri më gjatë në punë.  Në rast se punëdhënësi nuk e bën këtë, është i detyruar të paguajë 6600 lekë në muaj, pra (300 lekë për 22 ditë pune).

Sigurisht që një vendim i tillë i ka të përcaktuara vlerat, mënyrat dhe kriteret përmes së cilave do të vihet në zbatim. Shpërblimi përshembull, mund të jetë në formën e ushqimeve ose kupon. Në rast se asnjëra prej këtyre alternativave nuk janë të mundura, punonjësit i jepet shpërblim në para.

Burimi: monitor

Artikuj të ngjashëm

. .