Ka ditë kur gjithçka do të bësh është të rrish para pasqyrës dhe të eksplorosh çdo lloj të mundshëm make up-i. Ka pastaj disa të tjera kur përton të vendosësh edhe hidratantitin dhe bën mëkatin e radhës me lëkurën. E lë të thahet! Për ta shmangur këtë dhe për të qenë sa më natyrale kur lyhemi sigurisht që ekzistojnë ca hile.
1. Lajeni mirë dhe hidratojeni
Kurrë, kurrë mos nisni grimin pa vendosur një bazë të mirë mbrojtëse. Pasi ta keni larë me kujdes fytyrën, hidratojeni dhe më pas filloni make up-in. E mira është që kremin hidratant ta ndryshoni shpesh.
2. Aplikojeni kremin pudër vetëm aty ku ju nevojitet
Për një pamje sa më natyrale, e mira është t’i zgjidhni me kujdes tonet e ngjyrës që përdorni. Vendoseni atë vetëm në zonat që i ndjeni më problematike dhe mos u fiksoni pas mbulimit total.
3. Shmangni konturimin dhe rouge-in me shkëlqim
Konturimi nuk është një metodë e cila duhet përdorur në çdo orë të ditës. Bëni grimin i cili ju bën të ndiheni mirë dhe rehat. I gjithë sekreti qëndron aty, tek aftësia për ta bërë të duket sa më natyral.
4. Lyejini vetullat me shumë delikatesë.
Kur i mëshoni lapsit apo përdorni më shumë xhel se ç’duhet për të lyer vetullat ato nisin të duken fallco. Në të vërtetë ndodh që të gjithë të kenë hapsira të lëna bosh në vetulla, kështu që përveç faktit që lapsi duhet të jetë me ngjyrë natyrale, përdoreni me kujdes.
5. Përdorni gishtin për të përhapur buzëkuqin
Merrni me gisht paksa nga buzëkuqi që do të vendosni dhe lyejini buzët. Përhapja do të bëhet më mirë dhe ngjyra do të duket shumë herë më bukur kështu!
Burimi: Cosmopolitan