Për të gjitha herët që keni diarre, kriza, fryrje apo dhimbje në stomak arsyet janë nga më të ndryshmet.
1. Shumë bukë dhe makarona
Ju mund të jeni intolerantë ndaj glutenit. Bombardimi që po i bëni trupi tuaj me racione të tilla bën që stomaku të kundërpërgjigjet keq!
2. Mungesë vitamine
Vitamina D përpos të tjerave është përgjegjëse për shëndetin dhe mirëfunksionimin e zorrëve. Mungesa e saj shkakton diarre dhe kapsllëk, shoqëruar me dhimbje në pjesën e fundit të barkut.
3. Jeta sedentare
Duhet të dini se aktiviteti fizik është thuajse kura e gjithçkaje. Gjatë ushtrimeve të shumta metabolizmi juaj do të funksionojë dhe do të vendoset në lëvizje shumë më shpejt.
4. Stresi
Stresi ju shkakton presion në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë dhe zonën në fjalë.
5. Periodat
Dhimbjet po ashtu mund të vijnë si pasojë e ciklit tuaj. Mundohuni të shmangni të kripurat me shumicë, të ëmblat dhe pijet e gazuara që shkaktojnë fryrje.
Burimi: Women's Health