Kominoshet ose pantallonat trup të cilat shumë kohë më parë u bënë të famshme prej punëtorëve të thjeshtë, duket se janë rikthyer në modë.
Dhe ka qenë Selena Gomez dora vetë ajo që na tregoi si mund ta bëjmë super uniformën të duket stil.
Ylli i Disney-it është parë rrugëve të Los Angeles-it e veshur me një palë kominoshe xhinsi, kombinuar me një palë sandale ngjyrë kafe dhe një mini çantë Louis Vuitton.
Selena dukej më origjinale dhe e freskët se kurrë me pamjen më të përhapur të viteve ’70-të.
Burimi: Vogue