Fenomeni i rrallë i “super hënës blu të përgjakur” mahniti shikuesit në hemisferën perndimore për herë të parë pas 152 vitesh. Patjetër që do të kemi një periudhë shumë emocionale, por cilat shenja do ta përjetojnë më së shumti?
Demi
Kjo do të jetë një periudhë e vështirë për Demin. Për shkak të energjisë së Super Hënës, ju do të ndiheni si të humbur dhe të pamotivuar.
Binjakët
Na vjen keq, por edhe Binjakët do të përballen me një kohë të vështirë. Do të keni në kokë mendime të çuditshme, komunikimi me të tjerët do të jetë problematik dhe do të përfshiheni nga emocionet e tepërta.
Luani
Fenomeni i rrallë do t’ju sjellë shumë ndryshime të mëdha gjatë kësaj kohe. Do të kuptoni çfarë doni realisht dhe do të shihni se është periudha ideale për të arritur objektivat.
Virgjëresha
Ngjarja e veçantë nuk do të jetë shumë pozitive për Virgjëreshën. Shumë emocione do t’ju vinë përnjëherësh, por në fund do t’ia dilni që gjithçka të vazhdojë sipas planeve tuaja.
Akrepi
Shumë ndryshime ju kanë ndodhur së fundmi me efekte pozitive tek financat. Megjithatë, mos harroni që kjo është një periudhë e ngarkuar emocionalisht. Edhe Akrepët përfshihen nga emocionet, ndaj mund të keni disa ndjenja shumë intensive këtë kohë.
Burimi: Bustle.com