Çizmet deri tek kyçi janë lloji i vetëm i këpucës që nuk e heqim nga këmba pavarësisht stinës. Edhe pse është kollaj t’i veshësh me xhinse të ngushta, ka plot mënyra të tjera, si për shembull me xhinse deri tek kyçi. Ngjan e vështirë për t’u realizuar në fillim, por me fotot e fashionistave të mëposhtme, do të duket natyrale fare.
Çizme të bardha dhe xhinse të shpëlara
Çizme të bardha mbi kyç për një look më të rafinuar
Geta nën pantallona për t’i shtuar ngjyrë veshjes
Ose kombinojini getat me çizmet për këmbë më të gjata
Xhinset e shkurtra dhe të lirshme lejojnë çizmet e veçanta të bien në sy më lehtësisht
Qëndrojini besnik një palete neutrale ngjyrash për t’u dukur elegante e të pastra
Bardhë e zi është një kontrast i pavdekshëm dhe ky rast nuk përbën përjashtim
Provoni pantallona me print dhe çizme me shkëlqim metalik
Shfaqni pak lëkurë nëse do të vishni pantallona të ngushta
Kur të mos ju bindë asgjë, zgjidhni një veshje të zezë kokë e këmbë. Sukses i garantuar