Kemi dëgjuar me mijëra këshilla që me shumë gjasa e bëjnë një lidhje të funksionojë, por në fund të ditës e vërteta është se gjithë çelësi i suksesit qendron në personalitetin tuaj dhe atë të partnerit. Gjithsesi, ekspertët kanë shpenzuar dekada për të zbuluar cilësitë pas të cilave njerëzit dashurohen. Më poshtë janë të renditura disa prej tyre. Nëse i dashuri juaj plotëson shumicën prej tyre, bëni gjithçka për ta mbajtur pranë vetes. Ja vlen!
1. Është i zgjuar
Një studim i kryer së fundmi në Hanken School of Economics, në Finland, zbuloi së sa më inteligjent të jetë një burrë, aq më pak gjasa ka që ai të jetë i pabesë. Më të zgjuarit zgjedhin të martohen dhe qendrojnë lumturisht të martuar.
Kështu që, nëse jeni vënë në siklet se ai është me i zgjuar se ju, mos e vrisni mendjen. Inteligjenca nuk është gjithçka dhe keni në dorë një gur të çmuar që e di se ç’bën.
2. Të bën për të qeshur.
Kujt mund t’i shkojë jeta keq me një shakaxhi. Sigurisht nëse di ta balancojë bukur humorin me seriozitetin.
3. Të mbështet në karrierën tënde.
Shumë gra janë detyruar të heqin dorë nga puna apo karriera e tyre vetëm se bashkëshorti do që fokusi i tyre të jenë fëmijët. E ndërsa vetë, refuzojnë kategorikisht të heqin dorë nga profesioni për tu marrë me të vegjëlit. E padrejtë apo jo?
4. Ka inteligjencë emocionale
Ndonëse ende ekziston miti se janë vajzat ato të cilat shprehen më shumë dhe shfaqin emocionet e tyre në një lidhje, kho nuk është e vërtetë. Në një lidhje secili prej partnerëve duhet të mbajë një nivel të caktuar inteligjence.
5. Respekton mendimet e tua, por mbi të gjitha të dëgjon me vëmendje.
Nëse ai mendon se ka gjithmonë të drejtë dhe s’merr parasysh asgjë nga çfarë ti thua, nuk është shenjë e mirë.
6. Gëzohet për arritjet e tua
Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për 5 kilogram të humbura apo se mësove shkëlqyeshëm gjermanishten, e rëndësishme është që ai feston bashkë me ty këto arritje.
Çiftet që e bëjnë këtë janë shumë më të lumtur se ata që zgjedhin të jenë indiferentë apo ata që reagojnë negativisht.
Burimi: The Independent