Nëse do të pyesnim shumicën e të rinjve të sotëm se cili është rrjeti social i tyre i preferuar, me siguri do të thoshin Instagram-i. Twitter-i, ka shumë politikë, Facebook-u na është mbushur me kushërinj të 7-të që na ndjekin këmba këmbës, e ndërsa falë Instastory-it, nuk kemi më nevojë të përdorim Snapchat-in.
Pra, gjithçka ndodh, ndodh në Instagram.
Jo vetëm kaq, por ky rrjet ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri tjetrin, ndahen apo dhe mënyrën se si përpiqen ose jo të marrin veten pas ndarjes.
Përshembull, nëse ish-i yt apo ai me të cilin flirtoje vazhdon akoma të shohë çdo foto të postuar në Instastory, atëherë këtu ka diçka. Nuk pëlqejnë kurrë asnjë foto, nuk bëjnë kurrë koment, madje nuk e ndiqni hiç njëri tjetrin, por ai nuk lë histori tënden pa parë.
Por gjithsesi, e dimë që të gjithë e keni pyetur veten se përse dreqin ai/ajo vazhdon t’ju përgjojë në çdo gjë që bëni kur mund ta bënte për sa ishit bashkë?
Epo, për këtë ka shumë përgjigje. Ndoshta ti dhe e dashura jote e 3-viteve i dhatë fund lidhjes sepse ajo do largohej nga vendi. E provuat në distancë, por thjesht s’ju eci. Të dy keni nevojë për kohë, por diçka brenda jush kërkon me çdo kusht të dijë se ç’bëhet me jetën e secilit. Story-it e Instagram-it janë zgjedhja më e mirë e mundshme. Ja një arsye bashkë me një argument që qëndron.
Ti dhe ai dolët vetë 4 herë, por gjithsesi e ndiqni njëri tjetrin në rrjete sociale. Papritur ai zhduket dhe s’more vesh më gjë kurrë prej tij. Pse, bëhet kjo? Sigurisht që duam s’duam lind një nevojë e brendshme për të ditur ç’bën apo ç’ndodhi që u shkëput ashtu. Por kujdes, historia ka treguar se zakonisht të tilla raste kërkojnë një adresë tjetër, nga ato që hapen me kast për të ndjekur ish-in!
Pastaj është dhe rasti tjetër, ti e do atë në fshehtësi, por ka një problem. Ai është i lidhur dhe ajo poston foto me të gjithë kohës. A mund t’i bësh ballë kureshtjes për t’i parë ndonëse nga brenda mund të jesh duke vdekur. Jo!
Duket e çuditshme? Ndoshta! Por në një farë mënyrë të jep siguri dhe dhe një ndjenjë qetësie. Sepse në fund të fundit, ti po e sheh!
Pastaj s’është vetëm faji jonë! Ai dreq Instagrami e di shumë mirë kë duam të shohim dhe e nxjerr gjithnjë në krye të kërkimeve. Ngjan një makth, por e vërteta është se falë Instastory-it, mësojmë ç’po ndodh rreth nesh.