Nëse ende nuk jeni kthjelluar dhe mendoni se është ftohtë dhe sezoni i plazhit është vite dritë larg, na lejoni tju rikujtojmë se pranvera e këmbëve e krahëve të zhveshura dhe vera me bikini është më afër nga ç’e kishit menduar. Do hiqni getat dhe veshjet e leshta dhe do bëheni pishman si dreqi që i latë qimet të rriten në atë fazë, sa s’ka estetiste e kuti me dyllë që ju merr përsipër. Mos thoni që nuk ju paralajmëruam.
Tirana është vendi i parukerive, kafeneve, llotove, farmacive dhe qendrave estetike, por ajo që ju bën juve njerëz më të zgjuar është aftësia për të përzgjedhur vendin ku merrni në nivel maksimal shërbimin që dëshironi dhe mbi të gjitha të konsultoheni me profesionistë të fushës.
Në periferi të Tiranës, në Rrugën e Vilave në Lundër, doktor Pëllumb Pipero që prej vitesh i ka shërbyer qytetarëve si mjek në departamentin e sëmundjeve infektive në QSUT dhe studentëve si pedagog, ka hapur klinikën mjekësore ‘Dr. Pipero’.
Prej disa muajsh, qendra shëndetësore ofron kryerjen e analizave laboratorike të sigurta dhe me cilësi të lartë falë teknologjisë së pajisjeve të përdorura, konsulta mjekësore nga Prof. Dr. Pëllumb Pipero, por qershia mbi tortë është padyshim depilimi i përhershëm me lazerin Diode 808.
Një mrekulli e vockël e teknologjisë, që nuk shkakton asnjë dhimbje, është shumë efektive në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë zonën bikini dhe fytyrën që konsiderohen zonat më delikate, mund të aplikohet edhe në lëkurë të nxirë pa kurrfarë problemi dhe ka rezultate afatgjata.
Lazeri Diode 808 me dritë pulsuese absorbohet nga melanina e qimes. Energjia e dritës merret nga folikula e qimes dhe konvertohet në energji termike. Kjo nxeh flokun dhe ADN-në e tij, ndërsa redukton sasinë e oksigjenit rreth folikulës së qimes, duke minimizuar shancet e rritjes së qimes. Një teknologji e veçantë ftohjeje aplikohet mbi lëkurë gjatë trajtimit për të qetësuar dhe mbrojtur lëkurën.
Pjesa më e madhe e pacientëve ndjejnë një pickim të lehtë në lëkurë në momentin që lazeri penetron në folikulën e qimes, por krejtësisht e papërfillshme krahasuar me rezultatin përfundimtar, apo çmimet që ofron klinika mjekësore Dr. Pipero.
Tek Dr. Pipero Medical Center do të gjeni linjën e plotë të markës kozmetike prestigjioze spanjolle ‘ATACHE’, që prej 30 vitesh ia ka dalë të pluskojë në tregun e ashpër dhe konkurrues të produkteve të bukurisë.
Linjën e plotë të kremrave anti-rrudhë, për një fytyrë të relaksuar, me shkëlqim dhe freski, xhel qetësues për një lëkurë të mëndafshtë pas depilimit, sepse kush do të vijë vërdallë me lëkurë të ngjashme me zhgullain e një breshke?
Atache C Vital për një lëkurë të hidratuar dhe të pasur me antioksidantë apo kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit, ndër krenaritë e kësaj marke, sepse nuk është kurrë herët për të mbrojtur fytyrën nga rrezet e dëmshme, që janë të pranishme kurdoherë, edhe në dimër, edhe kur duket sikur nuk ka diell.
Linjën kozmetike Atache mund ta gjeni në klinikën e Dr. Pipero-s, ku mund të konsultoheni edhe më profesionistë, por e gjeni edhe në disa prej farmacive kryesore në kryeqytet.
Në Tiranë dhe Shqipëri vërtet mund të ketë pafund mundësi zgjedhjesh, por kur i beson profesionistëve, nuk shpenzon asnjë qindarkë, përkundrazi investon për një ‘TI’ më të mirë.
Për t'u përditësuar me shërbimet dhe ofertat në klinikën Dr. Pipero, hidhuni një sy në Instagram dhe Facebook.